Napoli edhe zyrtarisht është kampion i Serie A, pas barazimit të marrë sot në udhëtim ndaj Udineses.

Napoli mori një barazim sot në udhëtim ndaj Udineses me rezultatin 1-1, me ç’rast iu mjaftoi për t’u shpallur kampion të Italisë.
Udinese kaloi në avantazh me golin e Lovric, por Osimhen barazoi gjithçka në pjesën e dytë.
Klubi i Napolit u bë kampion i Italisë pas 33 vitesh dhe kthen titullin në qytetin e tyre për herë të parë që nga koha e Maradonas.
Pjesë e historisë së Napolit është edhe futbollisti nga Maqedonia e Veriut, Elif Elmas dhe kosovari Amir Rrahmani.
Rerezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas dhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ishin lojtar me peshë këtë sezon historik në ekipin e Napolit, duke luajtur rol të madh që skuadra e tyre të fitojë titullin, falë paraqitjeve të mira edhe nga ana e tyre.

