Ballkani shkruan historinë dhe bëhet skuadra e parë shqiptare që arrin të kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës.
Skuadra nga Suhareka fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj FC Shkupit. Ballkani ia doli të merrte rezultatin 1-2 në sfidën e luajtur një javë më parë në Shkup, ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjte ka triumfuar edhe në takimin e zhvilluar në “Fadil Vokrri”. Ekipi nga Çairi mbeti në inferioritet në minutën e 2-të të lojës, kur Abdulla doli me të kuq dhe la Shkupin me 10 lojtarë në fushën e lojës.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola. U desh minuta e 69-të që Korenica të shfrytëzonte një pakujdesi në Naumovskit dhe të gjente rrugën drejt rrjetës. Më pas në minutat në vazhdim Ballkani do të mbante në presion të vazhdueshëm Shkupin, megjithatë ky takim u mbyll me rezultatin 1-0.


