Ballkani e Shkupi në një përplasje mes veti sonte kanë testin vendimtar në garat kualifikuese evropiane.

Suharekasit presin skuadrën e Shkupit, në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, për ndeshjen e kthimit.
Ballkani vjen në këtë ndeshje me epërsi 2:1 nga ndeshja e parë dhe ka nevojë për një fitore ose barazim për të kaluar tutje.
Në rast se suharekasit arrijnë të kalojnë Shkupin, atëherë ata do të jenë skuadra e parë kosovare që luan në një kompeticion prestigjioz në Evropë.
Shkupi nuk ka shkuar në Prishtinë me flamur të bardhë. Kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë para vetes 90-të, e ndoshta edhe 120-të minutat më të rëndësishme në histori, sepse fitorja me dy gola diferencë i kalon në grupet e UEFA Conference League. Një ëndërr për Shkupin dhe tifozerinë e tyre ”Shfercerat”. Suksesi e prestigji mbështeten fortë edhe te bonusi finansiar që sjell kualifikimi eventual, prandaj shkupjanët duken të gatshëm të japin gjithçka nga vetja për të kaluar më tej.
Dueli Ballkani-Shkupi luhet sonte në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 20:00.

