Hidhet shorti për çerekfinalet në Kupën e Maqedonisë

Në hapësirat e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Shorti në këtë fazë ka sjellur përballë Struga Trim Lumin dhe Gostivarin, teksa Shkëndija e Tetovës do të luajë me Detonitin.

Arsimi i Çegranit do të takohet me Brera Strumicën, përderisa Vardari do të takohet me Sileksin.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen me 26 shkurt të vitit të ardhshëm, nga ora 14:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close