Struga Trim Lum është shumë pranë për të shkruar një faqe të re të historisë. Skuadra e Shpëtim Duros sonte në Luksemburg do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës kundër Swift Hesperange, ndeshje të cilin do të mund ta ndiqni drejtëpërdrejtë në ekranet e “SuperSport2″ të Shqipërisë.

Ndeshja ndërmjet Hesperange dhe Struga Trim Lum starton në ora 20:00, ndërsa drejtësinë në këtë sfidë do ta ndajë arbitri nga Malta, De Gabriele.

