Henderson largohet nga Ajaksi drejt Francës

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Xhordan Henderson, ka ndryshuar befasisht skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit. Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se mesfushori anglez është larguar nga Ajaxi dhe ka arritur marrëveshje me Monakon.

34-vjeçari kishte kontratë me ekipin holandez deri në vitin 2026, por ai tashmë ka vendosur të transferohet te skuadra nga Franca.

Henderson në Ligën holandeze ka zhvilluar 17 ndeshje dhe ka bërë katër asiste. Kujtojmë që Monako është kualifikuar në fazën e play-offit të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close