Hamza Ramani rikthehet te Shkupi, duke firmosur kontratë 3 vjeçare me bardhekaltërit. Skuadra nga Çairi prezantoi sot mesfushorin e talentuar, ndërsa pas prezantimit, Ramani ka folur edhe për kanalin zyrtarë të klubit.

“Pas ftesës që mu bë nga kryesia e klubit, as që kam menduar shumë nëse do të them “PO”. Unë jam i Shkupit dhe me Shkupin dua të arrijë suksese edhe më të mëdha në ngritjen e karrierës sime. Do të mundohem që së bashku me bashkëlojtarët e mi të japim më të mirën e mundshme, fillimisht në garat evropiane, e më pas edhe në kampionatin vendor. Ftoj të gjithë sportdashësit dhe në veçanti “Shvercerat”, të jenë në numër sa më të madh , që të na japin përkrahje drejt sukseseve të reja”, ka thënë Ramani.

