Hamza Ramani prezantohet te Pobeda

Mesfushori shkupjan, Hamza Ramani do të jetë pjesë e skaudrës së Pobedës në sezonin e ri garues në elitën e futbollit vendor. Ramani ka firmosur kontratën me Pobden dhe është prezantuar nga ana e klubit. Shkupjani te Pobeda transferohet nga radhët e Bellasicës, me të cilët luajti në sezonin e fundit. Skuadra nga Prilepi ka arritur marrëveshje edhe me Lavdrim Fazliun,i cili së fundmi ishte pjesë e Makedonija Gjorçe Petrovit. Kjo dyshe shqiptare te Pobeda do të bashkohet me dyshen strugane, Atdhe Mazari dhe Agon Hanin. Ndërkohë, Hamza Ramani gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Shkupin, Vëllazërimin dhe Veleshtën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close