Hamza Ramani arrin marrëveshje me Sileksin

Reprezentuesi U21 i Maqedonisë së Veriut, Hamza Ramani karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra e Sileksit. 20 vjeçari ka firmosur me ekipin nga Katrova për tri vitet e ardhshme. Ramani te Sileksi transferohet nga radhët e Pobedës, ndërsa më herët ishte pjesë edhe e Shkupit, Vëllazërimit, Bellasicës dhe Veleshtës. Në gjysmëstinorin vjeshtor me Pobedën, Ramani regjistroi 13 paraqitje dhe një gol. Nga ajo që arrijmë të mësojmë, Ramani kishte oferta edhe nga Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Rabotniçki, por shkupjani më në fund zgjodhi që të transferohet te Sileksi, aty ku do të bashkohet edhe me tre shqiptarët tjerë si Burhan Aliji, Arsim Lamallari dhe Amar Emurli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close