Gyndoan kriset me Flikun, Guardiola e pret krahëhapur ish-kapitenin e Sitit

Ilkai Gyndoan mund të rikthehet në mënyrë të bujshme në Mançester, për të vazhduar karrierën e tij me Sitin pasi mesfushori gjerman zbuloi se ai dëshiron një rikthim të menjëhershëm në “Etihad”.Mesfushori i Barcelonës nuk ka marrë garanci se do të jetë titullar nga trajneri Hansi Flik, pasi ai bëri lëvizjen atje verën e kaluar pas një sezoni të shkëlqyer si kapiteni i Pep Guardiolës, që e pa atë të fitonte tripletën historike. Ai nënshkroi vetëm një kontratë dyvjeçare pasi i dha fund qëndrimit të tij shtatëvjeçar në “Etihad”. Megjithatë, tani ai është në vitin e fundit të kontratës së tij. Sipas gazetës katalanase “Sport”, Gyndoan e ka informuar klubin që dëshiron të largohet nga klubi, pasi u la jashtë ekipit në fitoren e tyre 2-1 ndaj Valencias.

Dhe destinacioni i tij i preferuar mund të jetë një kthim i menjëhershëm në Mançester. Në të vërtetë, Guardiola thuhet se është ‘i hapur’ për t’u ribashkuar me ish-lojtarin e tij, raporton “The Sun”, pasi spanjolli kërkon përforcime pas një dëmtimi afatgjatë të sulmuesit Oskar Bob.

33-vjeçari ka kaluar një periudhë të vështirë te gjigantët spanjollë, duke shënuar vetëm pesë gola në 51 paraqitje dhe duke kaluar sezonin e tij të parë pa trofe në shtatë vjet. Barcelona ka sjellë yllin e “Euro 2024”, Dani Olmo nga Lajpcigu në të njëjtin pozicion si ish-lojtari i Mançester Sitit, por trajneri Hansi Flik tha se pret që Gyndoan të qëndrojë në La Liga. “Unë mendoj se ai do të përfundojë duke qëndruar te Barcelona”, tha ai. “Ai ishte jashtë sonte pasi kishte disa shqetësime. Kam folur me Ilkain, por kjo mbetet mes nesh pasi është bisedë private”.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close