Merkato e dimrit në Turqi ka nisur dhe do të mbyllet më 11 shkurt, më vonë se në shumë vende të tjera të Europës dhe mjaft ekipe kanë nisur bisedimet për të përforcuar përbërjen e tyre. Galatasaray është “zhytur me kokë” në merkato, i ndihmuar nga nevoja për të nënshkruar me një mesfushor dhe një sulmues. Ndër objektivat e klubit turk është edhe mesfushori gjerman 34-vjeçar Ilkaj Gundogan.

I rikthyer këtë verë pas një periudhe të shkurtër te Barcelona, ai nuk po gjen hapësirat që shpresonte. Sipas “The Sun”, Gallatasarai i ka bërë një ofertë lojtarit që po e josh. Bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare. Skuadra turke, që kryeson kampionatin, i ka ofruar lojtarit 150 mijë paund në javë. Gundogan nuk po kalon sezonin që donte te Manchester City, është drejt fundit të karrierës së tij dhe i duhet të marrë një vendim.
Nuk dihet nëse Gundogan është gati të nisë një aventurë të re apo mund të vendosë të tërhiqet nga futbolli. nëse zgjedh këtë opsion, ai mund ti bashlkohet stafit teknik të Pep Guardiola te City, si një nga asistentët e tij.

