Gostivari fiton në fund duelin ndaj Makedonija GjP

Skuadra e Gostivarit ka mundur Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultat 1:0 në ndeshjen hapëse të xhiros së 18-të dhe të fundit për këtë gjysmësezon në elitën e futbollit vendor. 

Kehinde doli të ketë heroi i Gostivarit që në minutën e 89-të realizoi gol nga penalltia për fitore dhe tre pikë të ekipit shqiptar. 

Gostivari këtë ndeshje e mbylli me një futbollist më pak në fushë, pasi në minutën e 84-t, Nkurunziza u përjashtua nga fusha me karton të kuq. 

Pas këtij triumfi, Gostivari ngjitet në pozitën e pestë në renditjen tabelare me 24 pikë të grumbulluara. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close