Ilkay Gondugan është zyrtarizuar sot nga skuadra e Barcelonës. Këta të fundit konfirmuan lajmin që qarkullonte gjatë javës përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Gondugan me Barcelonën ka firmosur kontratë dy vjeçare me opsion vazhdimi.

“Nëse do të largohesha, kishte vetëm një klub në botë ku kishte kuptim të shkoja. Ishte Barcelona ose asnjë tjetër. Që kur isha i vogël, ëndërroja ta veshja atë fanellë një ditë. Kam besim se më kanë mbetur edhe pak vite në nivelin më të lartë dhe thjesht dua të ndihmoj Barcelonën të kthehet atje ku meriton të jetë. Do të jetë një ribashkim me mikun tim të vjetër Leëa, dhe unë jam i emocionuar për të luajtur me një trajner tjetër, të cilin e kam admiruar për një kohë të gjatë”, ka thënë Gondugan.
32-vjeçari i bashkohet Barcelonës si futbollist i lirë pasi i përfundoi kontrata e tij aktuale me Mançester Sitin, me të cilët sezonin e fundit fitoi tripletën.

