FC Struga ka shënuar fitore minimale 1:0 përballë polakëve të Koronica Kielce në ndeshjen e dytë kontrolluese gjatë fazës përgatitore në Antalia, Turqi.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani tregoi performancë solide, ndërsa goli i vetëm i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë. Sulmuesi i krahut, Shaban Zenku, realizoi një gol të bukur që i siguroi fitoren ekipit nga Struga.
Ky ishte një tjetër test pozitiv për FC Strugën, që vazhdon përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit, duke shfaqur formë premtuese dhe një organizim të mirë në fushë.

