Golden State rikthehet te fitorja, mbëmje zhgënjyese për Lakers dhe Milwaukee

Ditë zhgënjyese për disa nga skuadrat pretendente për titull në NBA. Pas katër fitoresh radhazi, skuadra e Lakers u mund 118- 104 nga Philadelphia.

LeBron James realizoi 31 pikë, por që s’mjaftuan për Lakers, ndërkohë që për vendasit shkëlqeu Tyrese Maxy me 43 pikë. Humbet edhe skuadra e Milwaukee, që u ndal 125-112 nga Portland.

Antetokounmpo realizoi 39 pikë e 12 rebound për Bucks, por që mbetën për statistikë. Për Portland u dallua Deni Avdija me 30 pikë. Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që mundi 114-103 Utah Jazz. Vendimtar stoli i skuadrës së Warriors, nga ku erdhën 51 pikë.

Fitore të vështirë korri jashtë fushe Houston, që mundi 100-96 Atlanta. Jalen Green me 25 pikë ishte lider në fushë për miqtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close