Liverpulli luajti shkëlqyeshëm dhe me plot meritë arkëtoi fitoren në duelin me Real Madridin, por sekondat e fundit të ndeshjes sollën një problem të madh për trajnerin Arne Slott, pasi u lëndua Ibu Konate.

Reprezentuesi francez zhvilloi një ndeshje perfekte, ndërsa në minutat e fundit u lëndua disa herë nga i riu Endrik dhe pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, ai mbeti i shtrirë në fushë.
Ndihma e parë mjekësore nuk dha shumë fryte, Konate mezi u largua nga fusha, andaj ka gjasa të mëdha që të mos mund të luajë në derbin e ardhshëm me Man. Sitin, i cili është planifikuar që të zhvillohet gjatë ditës së diel.

