Gjorgjioski largohet nga Bregallnica

Edhe pse Bregallnica e Shtipit pas periudhës së krizës u rikthye në rrugën e fitores me shtatë pikë në tri ndeshjet e fundit (dy fitore dhe një barazim ndaj liderit Struga), megjithatë kanë mbetur pa trajnerin Ilco Gjorgjioskin dhe drejtorin sportiv, Nikolla Tonev.

Edhe pse bashkëpunimi me Gjorgjioskin u vazhdua deri në vitin 2025, ish-presidenti i FFM-së së bashku me me Tonevin sot kanë dhënë dorëheqje nga klubi.

Bregallnica i ka falenderuar të dy për kontributin e dhënë në klub, duke iu uruar suksese në të ardhmen.

Gjorgjioski te Bregallnica erdhi në fillim të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close