Hamidi: Ndaj Shkëndijës është si finale, besojmë në fitore para publikut tonë

Të mërkurën Shkupi në Çair do të pret Shkëndijën në ndeshjen 1/4 të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Para këtij takimi nga tabori bardheblu, ka folur Walid Hamidi.

Sigurisht na ndihmoi fakti që ne në këtë xhiro nuk kemi luajtur andaj këtë e shfrytezuam maksimalisht ku jemi pergatitur gjatë gjithë javës me përkushtim të plotë. Mendoj që kundërshtarin e kemi analizuar ashtu siç duhet, skuadra e Shkëndijës ka kualitet por duke pasur përparësi terenin vendas dhe para tifozëve unë besoj në fitore. Për ne kjo ndeshje është si një finale, shpresojmë të luajmë lojën tonë si dhe do të japim gjithçka nga vetja“, deklaroi Walid Hamidi.

Shkupi – Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin e Çairit duke filluar nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close