Dimitrievski me Rajo Valekanon i shkaktojnë humbjen e parë Real Madridit në këtë sezon!

Këtë sezon, Rayo Vallecano mori barazim në Camp Nou kundër Barcelonës, barazoi në Wanda Metropolitano kundër Atletico Madridit, mundi Sevillan në shtëpi dhe tani mori një fitore në shtëpi kundër Real Madridit.

Dimitrievski ishte i shkëlqyeshëm në portë, megjithëse pranoi dy gola, bashkëlojtarët shënuan tre dhe morën fitoren e merituar.

Rayo Vallecano shënoi në minutën e pestë me anë të Komesanës, vendasit kaluan herët në epërsi 1-0.

Në minutën e 37-të, Modric barazoi nga penalltia në 1-1, ndërsa katër minuta më vonë Militao shënoi gol për një kthesë të plotë dhe epërsi 2-1 të Real Madridit. Në ato momente gjërat dukej se kishin rënë në vend.

Por Rayo nuk u dorëzua. Në minutën e 44-të, Garcia dërgoi një bombë të vërtetë për të barazuar rezultatin në 2-2.

Golin e fitores e shënoi Trejo nga një tjetër penallti në minutën e 67-të. Goditjen e parë e priti Courtois, por ai nuk shkeli në vijë, ndaj u përsërit penalltia.

Deri në fund të ndeshjes, Real Madrid u mundua për të shmangur humbjen. Kjo duket se ka qenë ndeshja më e keqe e skuadrës së Ancelottit këtë sezon.

Me këtë humbje, Real Madridi ra në vendin e dytë në La Liga, dy pikë pas Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close