Gjilani është finaliste e Kupës së Kosovës.

Skuadra e Zekrija Ramadani, sot në ndeshjen e kthimit me Llapin shënoi fitore me rezultat 1-0, duke kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Arbnor Ramdani në minutën e 36-të.
Në finale Gjilani do të përballet me Prishtinën.

