Momentalisht tre sulmues të Barcelonës janë të lënduar, bëhet fjalë për Martin Braithwaite, Sergio Aguero dhe Ousmane Dembele, transmeton lajmi.net.

Problemet me lëndime, kanë shtyerë drejtuesit e klubit që të bëjnë prioritet transferimin e një sulmuesi në merkaton e dimrit.
Sipas mediave angleze, Barcelona është duke synuar transferimin e futobllistit të Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang.
Sulmuesi duket se është i hapur për një largim nga Londra për një aventurë të re, dhe ‘Blaugranët’ do të bëjnë të pamundurën për transferimin e tij.
32-vjeçari, ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në vitin 2023, ndërsa çmimi i tij në ‘Transfermarkt’ llogaritet të jetë rreth 25 milionë euro.
Aubameyan, këtë edicion ka realizuar shtatë gola e dy asistime në 10 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Lajmi.net/

