Real Madrid ka bërë një stagnim në luftën për kreun e tabelës.

Mbretërit kanë barazuar me rezultat 1-1 kundër Gironas në ndeshjen e javës së 12-të të La Ligas, shkruan Indeksonline.
Golin për Realin e shënoi Vinicius në minutën e 70-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Stuani në minutën e 80-të. Në fund të ndeshjes, Realit iu anulua një gol nga VAR dhe Kroos u ndëshkua me të kuq.
Me këtë barazim, Reali është i pari në tabelë me 32 pikë, një më shumë se Barcelona që është e dyta.

