Sergio Ramos është rikthyer në formën e tij më të mirë te PSG dhe këtë sezon ka qenë titullar i rregullt, gjë që e ka lejuar atë të vendosë një rekord të ri.

Spanjolli tani ka luajtur 30 ndeshje për klubin dhe nuk ka humbur asnjë prej tyre, me 23 fitore dhe shtatë barazime.Ky është një rekord, me Ramos që kalon një legjendë si Rai, i cili kishte zhvilluar 29 ndeshje pa humbur me ekipin francez.
Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier është shprehur shumë i kënaqur me mbrojtësin, i cili ka qenë aktiv në 17 apo 19 ndeshje të mundshme deri më tani, duke nisur si titullar në 16 prej tyre. “Ai është një lider në dhomën e zhveshjes”, tha trajneri për mbrojtësin. “Ai po bën mirë dhe nuk ka humbur asnjë seancë stërvitore.Është e qartë se ai është i përgatitur për të luajtur në maksimumin e tij këtë vit”.

