Tashmë është e sigurt se Quique Setien është shkarkuar nga posti i trajnerit te Barca, teksa zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme.

Sipas gazetarit të ESPN, Ronald Koeman do të jetë trajneri i ri i skuadrës blaugranase për sezonin e ri.
Koeman ka qenë i lidhur edhe më herët për ta marrë drejtimin e Barcelonës, por rrethanat e ndryshme kanë penguar të arrihet ky bashkëpunim.
Në një video të publikuar dje nga mediet spanjolle, tekniku holandez shihej në aeroportin e qytetit të Barcelonës. /Lajmi.net/


