Pas dështimit edhe në Ligën e Kampionëve dhe eliminimit turpërues nga Bayerni i Mynihut me rezultat të thellë 8:2, te Barcelona nuk po gjejnë qetësi dhe shkarkimi i trajnerit Kike Setien është vetëm formalitet. Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka gjetur edhe zëvendësuesin e Setienit dhe ai është holandezi, Ronald Koeaman. I njejti është parë dje në aeroportin e Barcelonës, ndërsa në media thuhet se presidenti i katalanasve Bartemu, ka arritur marrëveshje me 57 vjeçarin për të firmosur kontratë 2 vjeçare. Ronald është një emër shumë i dashur për tifozët e Barcelonës, ndërsa për momentin ai është seleksionues i përfaqësueses së Holandës, mirëpo prishja e kontratës me “Tulipanët” nuk do të sjell shpenzime financiare. Koeman te Barcelona pritet të bëjë një ndryshim të madh dhe të kompletojë një ekip mjaftë të fortë që do të jetë pretendent në të gjitha konkurencat në sezonin e ri garues.


