Trajneri i Hajduk Splitit, Gennaro Gattuso ka kërkuar nga klubi t’i largojë tre lojtarë në afatin e transferimeve të janarit.

Ndër këta lojtarë është edhe shqiptari, Leon Dajaku.
Përveç Dajakut, Gattuso ka kërkuar largimin edhe të lojtarëve, si: Fahd Moufi dhe Yassine Benrahou.
Dajaku është në kërkim të klubit, kurse dyshja tjetër pothuajse kanë gjetur të ardhmen e tyre.
23-vjeçari gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit kroat, ka zhvilluar 10 ndeshje dhe ka bërë vetëm një asist.

