![](https://sportmania.al/wp-content/uploads/2024/08/IMG_0302.jpeg)
Klubi i futsallit Forca sonte do të luaj për të shkruar historinë e saj në Ligën e Kampionëve në futbollin e vogël.
Ekipi nga Kumanova do të përballen sonte me skuadrën e Titogradit për vendin e parë në grupin para-eliminator të Çampionsit në futsall. Kampionët e vendit tonë, pas dy fitoreve kundër Blu Maxhik nga Irlanda dhe Renxhers nga Andorra sonte kërkojnë fitoren e tretë për vendin e parë në grupin A. Të dyja ekipet si Forca, por edhe Titogradi kanë aktualisht nga 6 pikë në konto, përderisa fitorja eventuale e njërës apo tjetrës i jep vendin e parë në grup dhe kalim në fazën eliminatore.
Skuadra shqiptare mund të kaloj tutje edhe nëse ndeshja përfundon me barazim, për shkak të gol avarazhit më të mirë.
Dueli Forca – Titogradi zhvillohet sonte në palestrën “Jane Sandanski” në Shkup, duke nisur nga ora 20:30.