Ish futbollisti i Shkëndijës pensionohet nga futbolli 

Një ish futbollist i Shkëndijës është larguar përfundimisht nga futbolli. Bëhet fjalë për Olsi Teqja që në sezonin 2017/18 ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, teksa sot përmes një postimi në rrjetet sociale ka komtuar vendimin për pensionimin nga futbolli aktiv. 

“Gjithmonë e mendoja për asnjëherë nuk e pranojë faktin që nuk do luaja më futboll , ka ardhur momenti të tërhiqem nga kjo lojë që e duan aq shumë te gjithë edhe i jam falenderues për të gjitha emocionet qe me fali prej afro 2 dekada ,falenderoj të gjitha ekipet ku kam luajtur, presidentët , drejtuesit ,trainerët qe kam punuar , sidomos te gjithë lojtarët , miqt e shoket qe kam njohur nga sporti , së bashku kaluam momente të paharrueshme qe do i kujtojm me nostalgji , pa harruar nje falenderim per cdo tifoz sepse pa ju kjo lojë nuk do kishte asnje kuptim , rishihemi ne projekte te reja ne fushen e sportit duke dhen kontributin  tim dhe eksperiencen time”, ka shkruar Olsi Teqja. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close