Futbollistët shqiptarë pushtojnë formacionin e javës në Zvicër

“SofaScore” ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 15-të në Zvicër, ku përveç Xherdan Shaqirit, në të kanë zënë vend edhe Amir Saipi dhe Albian Hajdari.

Ndeshja kryesore u zhvillua në “St Jakob Park” mes Baselit dhe Servet-it. Baseli arriti fitore të madhe 3-1 falë një paraqitje spetakolare nga ylli kosovar, Xherdan Shaqiri që realizoi tripletë.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Luganos dhe Cyrihut, ku fitorja i takoi vendasve me rezultat të thellë 4-1. Portieri kosovar, Amir Saipi ishte fantastik në këtë duel, derisa paraqitje të mirë pati edhe qendërmbrojtësi Albian Hajdari. Ndërkohë golashënues ishte Shkëlqim Vladi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close