Fundjava sjell xhiron e katërt në elitë, derbi në Strumicë, Shkëndija pret Strugën!

Fundjava do të sjell në program ndeshjet e xhiros së katërt në elitën e futbollit vendor. Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje do të zhvillohet nesër në Kratovë, me Sileksin që pret Akademia Pandevin. Këta të fundit nuk e kanë nisur mirë këtë sezon, pasi regjistrojnë vetëm një fitore dhe dy humbje, përderisa Sileksi mban pozitën e tretë me dy fitore dhe një barazim. Ndeshja Sileksi – Akademia Pandevi zhvillohet të shtunën, duke nisur nga ora 16:00. Ndërkohë ndeshjet e mbetura të kësaj xhiroje do të luhen të dielën. Takimi më interesant do të jetë ai ndërmjet Shkëndijës dhe Struga Trim Lumit që do të luhet në Strumicë. Shkupi do të përballet me Skopjen, Bregallnica pret Makedonija Gjorçe Petrovin përderin Rabotniçki takohet me Tikveshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close