Fundjava do të sjell xhiron e 14-t në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Këtë xhiro do ta hap ndeshja Skopje – Sileksi që do të luhet të shtunën nga ora 13:00 në kryeqytet. Ndërkohë katër sfidat tjera janë programuar për të dielën. Shkëndija në Tetovë do të pret Akademia Pandevin, ndërsa në kryeqytet pritet të zhvillohet një takim interesant aty ku Rabotniçki do të pret liderët aktual të renditjes, Struga Trim Lumin. Në dy ndeshjet tjera do të takohen Bregallnica me Tikveshin dhe Pobeda me Makedonija Gjorçe Petrovin. Kampionët në fuqi, Shkupi në këtë xhiro janë të lirë. Të gjitha takimet janë paraparë të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 13:00.


