Federata e Futbollit Shqiptar tërheq kandidaturën e “Air Albanias” për zhvillimin e Superkupës së Evropës. Arsyeja ka të bëjë me mundësitë më të mëdha që ekzistojnë për organizimin në këtë impiant modern të finales së Ligës së Konferencës në vitin 2022.

“Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë, që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e saj për të sjellë në “Air Albania Stadium” finalen e Ligës së Konferencës për vitin 2022. Duke i dhënë prioritet absolut këtij evenimenti sportiv dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka tërhequr kandidaturën si vend kandidat për të organizuar Superkupën Europiane”, thuhët në komunikatën e FSHF-së.
Ndryshe vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

