Franca fiton Austrinë, triumfon edhe Holanda e Belgjika

Në ndeshjet e mbrëmjes së Nations League, Franca mori fitoren e parë në Grupin 1 të Ligës A teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 2-0 Austrinë. “Gjelat” e zhbllokuan sfidën në fraksionin e dytë të lojës falë një goli të Mbappe dhe më pas fituan siguri me realizimin me kokë të Giroud.

Në këtë formë, Franca lë vendin e fundit në grup, ndërsa nga ana tjetër, me fitoren e sotme ndaj Danimarkës me rezultatin 2-1, Kroacia “rrëmben” vendin e parë në grup me 10 pikë.  Pas ballkanasve renditet pikwrisht Danimarka me nëntë pikë dhe më pas vjen Franca me pesë pikw e Austria në fund me katër pikë.

Ndërkohë, në Grupin 4 të Ligës A, Holanda triumfoi në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Polonisë në falë golave të Gakpo dhe Bergwijn. “Tulipanët” ruajnë kryesimin me 13 pikë, ndërsa i ndjek Belgjika me 10 pikë. Këta të fundit mposhtën me rezultatin 2-1, Uellsin. Në vendin e tretë të këtij grupi renditet Polonia me katër pikë, ndërsa në vendin e fundit është Uellsi me vetëm një pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close