Sulmuesi anësor Florijan Kadriu në merkaton e janarit pritet të gjej mjedis të ri, pasi përfundimisht ka vendosur të largohet nga Kazakistani. 28 vjeçari nga Kërçova nga vera e shkuar ishte pjesë e FC Atyrau, ndërsa me skadimin e kontratës vendos të mos vijojë në Kazakistan. Kësisoi, anësori këmbëshpejtë është kthyer në Kërçovë ku vijon me stërvitje individuale, ndërsa pritet në merkaton e dimrit të vendos për mjedisin e ri ku do të vazhdojë karrierën.


Kadriu kishte kampanjë shumë pozitive sezonin e shkuar me Erzenin në elitën e futbollit të Shqipërisë, ku kaloi nga Struga. Paraprakisht luajti me Sebail në Azerbajxhan, ndërsa në Maqedoni u paraqit me Renovën, Rabotniçkin dhe Shkupin. Në Shqipëri ka luajtur me Tiranën dhe Teutën e Durrësit, derisa karrierën e ka nisur te Vëllazërimi i Kërçovës.

