Florentino Perez ka gjetur dy fajtorët për problemet e Real Madridit! I pari, Carlo Ancelotti

Gjendja aktuale e dëmtimeve vazhdon e njëjta si më parë te Real Madrid. Los Blancos kanë probleme sistematike në këtë aspekt.

Sipas Relevo, Florentino Perez ka gjetur dy fajtorët. Të paktën, sipas tij. Presidenti i klubit madrilen është i acaruar me situatën dhe mendon se këto gjëra janë të pafalshme. Sipas tij, fajtorët janë Carlo Ancelotti dhe Antonio Pintus.

Ky i fundit akuzohet për metodat e tij të stërvitjes që shkaktojnë probleme fizike për lojtarët.

Perez mendon se Don Carlo ka gabuar me disa lojtarë, duke i kërkuar me ngulm para kohe në fushë, edhe kur ata nuk kanë qenë gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close