Fiton Ademi: Dominuam nga minuta e parë, i lumtur për golat!

Autori i dy golave të Shkëndijës në fitoren 3:1 ndaj Besës së Dobërdollit, Fiton Ademi ka folur pas ndeshjes së parë të sezonit. Ai ka thënë se suksesi i ekipit është në rend të parë.

Jam shumë i lumtur në rradhë të parë për paraqitjen e ekipit. Dominuam prej minutës së parë, treguam pse kemi ardhur këtu. Normale si sulmues që jam, prej meje priten gola dhe jam i lumtur që sot arrita të shënoj dy herë duke ndihmuar ekipin të merrte fitoren”, u shpreh pas ndeshjes Fiton Ademi.

Sulmuesi 21 vjeçar i ritur te shkolla e futbollit Shkëndija kishte ndjenja të përziera, pasi ekipit të parë kuqezi i’u bashkua pikërisht nga Besa e Dobërdollit ku kaloi një periudhë shumë të mirë.

Realisht duhet të pranoj se ndjej një keqardhje, por ne jemi profesionistë dhe në fushë duhet t’i kryejmë obligimet tona, kurse jashta fushës mbetemi shokë, miq”, thotë Ademi. 

Shumë me rëndësi është starti me fitore. Mendoj se do ta mbajmë këtë ritëm për të treguar se kush është Shkëndija”, shton numri “9” i kuqezinjëve, duke vijuar se pret edhe më shumë në vazhdim. 

Besoj se forma e ekipit do të shkojë duke u rritur. Tani kemi atmosferë shumë të mirë, posaçërisht pas një starti si ky dhe mendoj se do të vazhdojmë ta mbajmë këtë ritëm”, përfundoi Fiton Ademi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close