Mbrojtësi nga Shkupi, Fatih Ismaili, pati një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Prishtinës së Re, me të cilën fitoi titullin kampion në Kosovë dhe siguroi inkuadrimin në Superligë për sezonin e ardhshëm.

Falë paraqitjeve të tij të mira, 29-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve nga Maqedonia e Veriut. Sipas burimeve jozyrtare, interesim për shërbimet e mbrojtësit me përvojë ka shfaqur Sileksi, që e përfundoi sezonin në vendin e dytë dhe do të marrë pjesë në garat evropiane këtë verë.
Thuhet se drejtuesit e klubit nga Kratova tashmë kanë kontaktuar me Ismailin, dhe palët janë në bisedime. Megjithatë, mbrojtësi është ende nën kontratë me klubin kosovar, dhe nuk dihet ende se cili do të jetë hapi i tij i ardhshëm.
Përveç Sileksit, përflitet se edhe një klub tjetër nga Superliga e Kosovës ka shprehur interes për futbollistin shkupjan.
Fati Ismaili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Shkupin, Gostivarin, Rabotniçkin dhe Voska Sportin.

