Fisnik Asllani ka shpërthyer këtë vit dhe si rezultat i kësaj, e fitoi ftesën nga Kombëtarja e Kosovës. Sulmuesi 22 vjeçar iu ka rënë në sy edhe klubeve të njohura gjermane, të cilat i janë vënë atij pas.

Sipas faqes së specializuar për transferimin e futbollistëve “Transfermarkt”, futbollistin në pronësi të Hofenheimit po e pëlqejnë klubet si Shtutgarti, Frajburgu e Verder Bremeni.
Lojtari aktualisht është i huazuar në ekipin Elfesbergut, me të cilin i ka zhvilluar 13 ndeshje, ndërsa i ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 3 asistime. Vera e ardhshme mund të jetë vendimtare për karrierën e përfaqësuesit të ri kosovar, i cili mund ta provojë një eksperiencë në Bundesligën gjermane.

