Prej 22 korrikut starton turneu tradicional në Dobrosht të Tetovës, ndërsa paraqitja e ekipeve bëhet deri më datën 20 korrik.

Vera sjell kthimin e mërgimtarëve në vendlindje dhe me këtë edhe nevojën e organizimeve të ndryshme për t’ua zbukuruar sa më shumë pushimin vëllezërve nga mërgata.
Futbolli si sporti më i popullarizuar është pjesë e pandashme e shoqërisë dhe trunetë në futboll të vogël janë goxha të popullarizuara në shoqërinë tonë.
Kështu fshati Dobrosht i Tetovës vazhdon ti mbetet besnik traditës, duke vijuar me organizimin e turneut në futboll të vogël.
“Dobroshti 2023” do të nisë nga data 22 korrik, derisa tashmë ka nisur procesi i paraqitjes së ekipeve të interesuara për pjesëmarrje. Skuadrat do të mund të paraqiten deri më datën 20 korrik, për shumën prej 7 000 denarëve.
Turneu do të luhet me sistemin 5+1 me nga 4 skuadra në grupe, ku dy të parat avansojnë në fazën e eliminimit.
1 500 euro është shpërblimi për ekipin që do të fitojë vendin e parë, 500 euro do të merr skuadra e mundur në finale, ndërsa 250 euro shpërblehet vendi i tretë.
Regjistrimet bëhen në faqen e Facebook-ut të turneut si dhe në numrat e telefonit:
071 451 441 dhe 071 593 297


