Arbitri spanjoll Antonio Mateu Lahoz nuk do të ndajë drejtësinë në asnjë ndeshje tjetër në Kampionatin Botëror dhe tani do të kthehet në shtëpi. Lahoz mori drejtimin e ndeshjes çerekfinale të Argjentinës me Holandën të premten, duke dhënë 17 kartonë të verdhë dhe një të kuq. Megjithatë, arbitrimi i tij në atë ndeshje u kritikua nga lojtarët, stafi dhe tifozët, sidomos nga holandezët që kishin shumë pakënaqësi ndaj tij.

Sipas gazetës spanjolle “KOPE”, Lahoz është informuar se nuk do ti jepet asnjë tjetër ndeshje për ta drejtuar në këtë kampionat dhe tani ai do të kthehet në shtëpi. Ndërsa, tre arbitrat e tjerë të Spanjës në Botëror do të qëndrojnë në Katar pasi mund të mbështeten ende tek ata si ndihmës gjyqtarë.

