FIFA kërcënon Brazilin me përjashtim! Dyshohet për ndërhyrje të qeverisë në “jetën” e Federatës

Në një letër, FIFA paralajmëroi Federatën Braziliane për pasojat e mundshme, nëse vendos të mbajë zgjedhje të parakohshme për pasardhësin e Rodrigues, pasi një gjykatë në Rio de Zhaneiro, e shkarkoi atë nga detyra më 7 dhjetor për parregullsi në zgjedhjen e tij vitin e kaluar.

Pas këtij vendiumi, shtëpia më e madhe e futbollit botëror, dyshon për përfshirjen e qeverisë braziliane dhe palëve të treta në punën e federatës, e cila është rreptësisht e ndaluar nga rregullat e FIFA-s. Ajo paralajmëron për pezullimin e Brazilit në të gjitha veprimtaritë e saj.

FIFA nuk i pëlqen që kreu i gjykatës më të lartë sportive të Brazilit është emëruar përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve të reja presidenciale brenda 30 ditëve. Në letër, ata theksonin se do të formonin një komision për të diskutuar rastin më 8 janar dhe se zgjedhjet para këtij afati do të hapnin derën e pezullimit.

Mandati i Rodrigues përfundonte deri në vitin 2026 dhe mediat braziliane pohojnë se ai po mendon të kandidojë sërish për postin. Ky është një njeri që ka mbrojtur fuqimisht ardhjen e Carlo Ancelottit në postin e Kombëtares braziliane në fund të këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close