FFM i përgjigjet KF Gostivarit: “Futbolli duhet të bashkojë, jo të krijojë tensione”

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka reaguar ndaj KF Gostivarit, duke theksuar se në këto ditë zie, federata përmbahet nga çdo veprim që nuk është në përputhje me respektin që shpreh në këto momente të vështira.

FFM bën të ditur se nuk do të merret me interesa të klubeve dhe nuk do të shkëmbejë komunikime të papërshtatshme gjatë kësaj periudhe.

Besojmë se të gjithë klubet e futbollit do të tregojnë mirëkuptim dhe do të respektojnë këto ditë siç duhet. Në këtë drejtim, u bëjmë apel KF Gostivarit që të respektojë këto momente dhe interesat e tij t’i mbrojë e t’i vërtetojë në fushën e lojës, e jo përmes komunikatave dhe presioneve në opinion, sidomos kur nuk ka asnjë arsye për këtë.

Federata thekson se në këto rrethana, sporti duhet të bashkojë njerëzit dhe jo të përdoret për përfitime të përditshme, veçanërisht në ditë zie.

Besojmë se së bashku do të tregojmë respekt dhe dinjitet.”

FFM mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të futbollit dhe ruajtjes së frymës sportive në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close