Federata e Futbollit të Maqedonisë nga viti 2024 do të ketë mundësi të përfitojë 17 milionë euro nga projektet “Het-Trik”për zhvillimin e futbollit e përbërë nga programa e UEFA-së, e cila sot në Kongresin e saj të mbajtur në Vienë e ka rritur buxhetin për ciklin 2024-2028. Programa “Het-Trik 5” aktualisht posedon buxhet prej 775 milionë euroeve për periudhën 2020-2024, përderisa UEFA sot ka sjellur vendim për rritje të së njejtës për 21% ose për 160 milionë euro plus dhe programi i radhës do të ketë në total 935 milionë euro buxhet. Kjo do të thotë se secila federatë nga 55 shtete anëtare të UEFA-së, për projektet e zhvillimit të futbollit do të përfitojnë nga 17 milionë euro, duke përfshirë këtu edhe FFM-në. Kujtojmë se UEFA që nga prezantimi i programës “het-trik” deri tani ka dhënë 2.5 miliardë euro për projekte të ndryshme në Europë.


