Festa në Çair ka nisur, e paralajmëron Omer Bunjaku bashkë me “Shvercerat”

Të dielën, Çairi dhe Shkupi festojnë titullin e kampionit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut për këtë sezon. Është paralajmëruar festë e madhe për në stadiumin e Çairit, aty ku kampionët e ri do të përballen me Akademia Pandevin në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, përderisa festa do të vazhdojë edhe në mbrëmje në “Sheshi Skenderbe” aty ku do të ketë një koncert të madh, në të cilën do të përfermojnë artist të ndryshëm si Keepman, Miranda Hashani, Mustafa Imeri dhe special për FC Shkupin do të jetë edhe reperi i njohur, Ledri Vula.

Drejtori sportiv i bardhebluve, Omer Bunjaku në profilin e tij sonte ka publikuar një fotografi së bashku me një pjesë të grupit “Shvercerat”, duke paralajmëruar festën e madhe që do të vijojë këtë të diele.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close