Ferizaj forcon mbrojtjen me Antonio Ileskin

Mbrojtësi qendror, Antonio Ilieski është prurja më e re e klubit të Ferizajit. Lajmin e ka bërë vet klubi përmes rrjeteve sociale. Antonio Ilieski, që së fundmi ka qenë pjesë e klubit Voska Sport në Maqedoninë e Veriut, më parë ka luajtur për klube të njohura si Renova, Flamurtari i Vlorës, Kukësi.

FC Ferizaj është i sigurt që me ardhjen e Ilieskit, skuadra do të përforcohet në mbrojtje dhe do të rrisë mundësitë për të pasur një sezon të suksesshëm”, thuhet në postimin e bërë nga klubi.

Ferizaj është në pozitën e 8-të me 20 pikë dhe synon që sezonin pranveror të largohet nga zona e barazhit./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close