Shkupi do të luajë me fanella të zeza deri në fund të sezonit. Kjo për ti respektuar viktimat nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Këtë vendim, klubi bardhekaltër e ka bërë të ditur përmes një komunikate.

“Klubi ka vendosur që në shenjë respekti për të gjitha viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri deri në fund të sezonit ekipi t’i luajë ndeshjet me fanellat e zeza”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të FC Shkupi.

