Skuadra favorite kanë avansuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Tri ekipet shqiptare, Shkupi, Shkëndija dhe Struga Trim Lum janë kualifikuar në fazën e radhës të Kupës së vendit, pasi triumfuan ndaj ekipeve kundërshtare në 1/8 e finales. Bardhekaltërit mposhtin me shifra të thella 6:0 Voska Sportin në Çair, ndërsa triumf të lehtë mori edhe Shkëndija ndaj Skopjes, duke regjistruar rezultat 5:0. Struga Trim Lum hasi vështirësi, pasi me përmbysje arriti të merr fitore 2:1 ndaj Rabotniçkit dhe kualifikim të mëtejshëm. Fitore 9:0 mori Akademia Pandevi ndaj Lubotenit, përderisa në çerekfinale u kualifikuan edhe Bregallnica, Vardari dhe Tikveshi.


