Mbrojtësi Pau Kubarsi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje të re. Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se klubi katalunas dhe Kubarsi kanë arritur marrëveshje të re për të zgjatur kontratën.

18-vjeçari do të nënshkruaj deri në vitin 2030, ashtu siç bëri dyshja: Gavi dhe Pedri.
Kujtojmë që mbrojtësi kishte kontratë vetëm deri në vitin 2027, por tani do e zgjasë edhe për tri vjet tjera.
Kubarsi në La Liga këtë sezon ka zhvilluar 23 ndeshje, ka bërë tri asiste. Vlera e tij në sajtin transfermarkt është plotë 70 milionë euro./Indeksonline/

