Në planin ku zbulohet se si Britania do të ngritët nga mbyllja e pandemisë, British Grand Prix ka parë dritën në fund të tunelit.

Meqë faza e dytë, e cila lejon aktivitetet sportive, fillon nga 1 qershori, shpresat janë të mëdha që Silverstone të organizojë garën gjatë atij muaji, transmeton lajmi.net.
‘Autosport’ shkruan se gara mund të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, nëse gjithçka shkon sipas planit.
F1 po punon në planin që të nis sezonin 2020 në Austri, më 5 qershor, por tashmë edhe gara e Grand Prix Britania ka marrë sinjale pozitive.
Nuk dihet nëse ata që udhëtojnë nga Austria drejt Silverstone duhet të kryejnë vet-izolimin prej 14 ditëve. Kjo do të mund të hapte telashe. /Lajmi.net/

