Kampionët në fuqi të La Liga, Barcelona, kanë qenë të interesuar për Ndombele tash e disa kohë, por duket se transferimin e tij do ta kenë të pamundur.

Sipas raportimeve të ‘BBC Sport’, Tottenham nuk planifikojnë të heqin dorë nga kartoni i mesfushorit francez, së paku jo gjatë kësaj vere.
Ndombele ka pasur disa probleme që kur kaloi në Londër, nga Olympique Lyon, por klubi ka akoma besim tek ai.
Barcelona në anën tjetër raportohet se është afër marrëveshjes me Miralem Pjanic, por ai ka një profil tjetër lojtari. Mbetet të shihet cila do të jetë alternativa për Ndombele, nëse do të ketë një të tillë.

